TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA © COPYRIGHT 2017
LEKË TASI “PERSONA”
Në ekspozitën “Persona”, të kuruar nga Zef Paci, na shfaqen njëherësh jeta e krijimtaria e Lekë Tasit. Rininë e përjetoi mes vuajtjeve persekutuese. Ajo periudhë, e mbushur plot me zhvendosje, trysni e dhunë, kaloi pa ia fikë frymëzimin e buzagazin djaloshar. Me një spontanitet personal larg rregullave, pikturat e Lekës mbartin një ekspresivitet pulsues e ndonjëherë mbërrijnë kufinjtë e fantazmagorisë, duke u vendosur në një kohë të ndërmjetme agu mes realitetit dhe ëndrrës. Në Art House u ekspozua një përzgjedhje nga dy cikle, një me piktura dhe një me kolazhe. Me këtë rast u shfaq për herë të parë filmi “Lekë Tasi” me regji të Stefan Çapalikut dhe Ervin Çobës.