Qendra historike e Shkodrës, një qytet i vogël rreth 50 km nga brigjet e Adriatikut, i njohur si djepi i kulturës shqiptare dhe i quajtur ndryshe edhe Firence e Ballkanit, ka qenë subjekt i spekullimeve ndërtimore të cilat kanë shkatërruar arkitekturën tradicionale në favor të ndërtesave anonimeve dhe komerciale. Në këtë zonë, një artist dëshiron të rindërtojë studion dhe shtëpinë e tij në një tokë qindravjeçare, pa humbur shpirtin dhe funksionin e shtëpisë origjinale e duke respektuar kanonet e arkitekturës tradicionale të zonës. Sfida është ajo e krijimit të një ndërtese të re e cila i përgjigjet nevojave bashkëkohore të komunitetit artistik dhe familjes së tij duke u pozicionuar mes ndërtesës së re dhe të vjetrës e duke krijuar një izolim nga kullat moderne, indiskrete dhe imponente, që e rrethojnë. Zgjidhja e ofruar është ajo e një ndërtese me dy kate në formë patkoi. E orientuar nga jugu, nga ndërtesa mund të shijohen pamje të bukura të ndërtesave të tjera historike që e rrethojnë me një ekspozim maksimal të hapësirave të brendshme përmes alternimit të negativëve dhe pozitivëve të gjeneruar nga terracat. Ballkonet që rrethojnë oborrin e vogël të brendshëm, ofrojnë privatësi e vazhdimësi në raport me ambientet e brendshme.
House