Bulëzat 3
bulëzat është një kolanë me përkthime në shqip të teksteve nga autorë që kanë shënjuar në mënyrë të rëndësishme mendimin bashkëkohor dhe diskutimin teorik në fushat e artit, filozofisë dhe shkencave humane.
Edicioni i tretë bën bashkë autorë nga Shqipëria dhe Kosova: Gëzim Qëndro, Elsa Demo, Edi Muka, Ardian Vehbiu, Zef Paci,Erëmirë Krasniqi, Ester Celami dhe Sezgin Boynik.
Kuruar nga: Lek M. Gjeloshi
Projekti grafik: Lek M. Gjeloshi
Përmasat: 12x4x18.4 cm
Çmimi: 1500 lekë
Shtypur nga: Shkodra Sh.p.k.
Botimi i parë: dhjetor 2024
ISBN: 978-9928-334-00-8
Edicioni i tretë i bulëzat gjen mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, European Union in Albania dhe Europe House.