TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA © COPYRIGHT 2024
Videoart at Midnight
Videoart at Midnight është një projekt i themeluar në vitin 2008 nga Olaf Stuber e Ivo Wessel.
Çdo natë i dedikohet një artisti i cili prezanton punën e tij në kinemanë legjendare Babylon në
Berlin. Ndër vite, ky projekt ka prezantuar dhjetra artistë që operojnë me gjuhën e videoartit.
Art House i solli publikut shqiptar katër punime në video nga Anri Sala, Julian Rosefeldt, Marcel
Odenbach dhe Müller&Girardet.
Kjo përzgjedhje e realizuar nga Lek M. Gjeloshi përqendrohet në një vokacion citacionist që
përshkon të katër punimet, sa nga muzika e piktura, aq edhe nga kinematografia.
Ky program u mbështet nga Goethe Zentrum Tirana.