Eksperienca dyjavore që përfshiu Cittadellarte në Biella dhe Art House në Shkodër kishte si qëllim të investigonte dimensionin e urgjencës në kërkime dhe në shprehi artistike. Urgjencat, që na shtyjnë drejt artikulimit të një mendimi ndryshe, mund të jenë intime e të thella, por në të njëjtën kohë, ato nuk i përkasin ekskluzivisht një ndjesie individuale. Si të intonojmë dhe të ndjejmë thirrjen e urgjencave, që na paraqiten në të njëjtën kohë intime dhe kolektive, të urgjencave të vetë gjuhës dhe kërkimin e përgjigjeve të mundshme? Si të jemi të kujdesshëm ndaj sinjaleve të buta që na kujtojnë një formë dhe na inkurajojnë drejt një aksioni që shkon përtej një pozicioni të përcaktuar? Moduli u mbajt nga Adrian Paci me prezantime nga Zef Paci në Biella dhe Leonardo Caffo në Shkodër.
TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA © COPYRIGHT 2024
THE SUBTLE URGENCIES