FONDI I NDIHMËS I PCF PËR PROGRAMIN E ARTISTËVE NË REZIDENCË TË T.I.C.A.
Për të përballuar situatën e vështirë të krijuar në sektorin e kulturës nga përhapja e virusit Covid-19,
Prince Claus Fund ka ofruar një fond ndihme që mundëson vazhdimin e aktivitetit për TICA – Tirana Institute of Contemporary Art në mbështetje të artistëve dhe skenës së artit shqiptar.
REZIDENCË NË VENDNDODHJE
Gjendja e krijuar nga përhapja e Covid-19 ka patur një ndikim të fortë mbi programin e rezidencave, duke sjellë dhe ndërprerjen e aktivitetit të T.I.C.A. Fondi i Ndihmës nga PCF i rijep jetë programit duke kthyer vëmendjen tërësisht ndaj skenës vendase. T.I.C.A. ristrukturon programin e rezidencave si më poshtë:
- AIRLABbëhet RnV– Rezidencë në Vendndodhje.
- Programi mbështet tetë artistë në dialog me katër kuratorë dhe zbatohet në bashkëpunim me tre iniciativa të pamvarura, Arthouse në Shkodër, GALERiA e BREGDETiT në Vlorë dhe Zeta Gallery në Tiranë.
- Artistët e dhe kuratorët e përzgjedhur janë:
Xhulian Millaj, Elsaida Musiq dhe Elsamina Musiq në dialog me Adrian Pacin, në Art House.
Vangjush Vellahu dhe Niku Alex Mucaj në dialog me Elian Stefën, në Galerinë e Bregdetit
Irma Libohova në dialog me Endri Danin dhe Mikaela Mingën. Rosella Pellicioti sëbashku me Fjorald Docin në dialog me Stefano Romano, në Qendrën Zeta.
Duke zbatuar principin e Rezidencës në Vendndodhje, T.I.C.A. anashkalon pamundësinë për të udhëtuar dhe ofron mbështetje aty ku iniciativat dhe artistët kanë vendndodhjen dhe veprimtarinë e tyre, duke mbuluar territorin e vendit nga veriu në jug.