Edicioni i katërt i festivalit të fimit “Ekrani i Artit” bëri bashkë filmin dokumentar mbi artin me
atë eksperimental dhe videoartin.
I nisur si një bashkëpunim me festivalin fiorentin “Lo schermo dell’arte”, ky edicion solli një
përzgjedhje nga Lo schermo dell’arte, Internationale Kurzfilmtage Oberhausen, In Between Art
Film, Protocinema si dhe punime në videoart të artistëve shqiptarë.
Programi i projeksioneve filmike u organizua në oborret e shtëpive shkodrane ku një hapësirë
private iu çel një publiku dashamirës të filmit.
Të ftuar të këtij edicioni ishin artisti Ernald Matoshi i cili performoi në natën e hapjes e atë
përmbyllëse si dhe Cristina Cobianchi e cila prezantoi projektin “All Boom Arte”, një botim mbi
komunitetin e artistëve të rinj të skenës së artit bashkëkohor.
TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA © COPYRIGHT 2024
Ekrani i Artit 2021