Ekpozita “Kordelja e kaltër” e koordinuar nga Melisa Paci, prezantoi për herë të parë në
Shqipëri punën e artistes së njohur italiane Maria Lai (1919-2013), e cila e ndërton krijimtarinë e
saj mbi historitë, legjendat, folklorin – poezinë e letërsinë- dhe artizanatin e vendlindjes së saj
Ulassai, në ishullin e Sardenjës.
Ekspozita duke ndërthurur mediume të ndryshme – nga puna e dorës (endje, qepje, qëndisje,
gërshetime nga më të çuditshmet) tek fotografia e video performanca – ishte metafora e
ekzistencës së vetë Marias, e cila e kthen artin në një mundësi që lidh botën e saj të brendshme
me gjithçka tjetër që e rrethon.
I vetmi që e sheh si një fillesë të re në art është profesori i artit dhe njëkohësisht kritik u i artit
Filiberto Menna, i cili mbas performancës së saj “Me u lidhë me malin” (1981) – e para e Artit
Relacional – do të jetë një mik i Marias deri në fund të jetës së tij. Xhaketa që ia qendis dhe
dhuron artistja, u ekspozua për herë të parë, në mënyrë ekskluzive, në Art House.
Veprat e saja janë ekspozuar në hapësira arti shumë të rëndësishme si dhe në manifestime
artistike siç janë Bienalja e Venecias dhe Dokumenta e Kassel-it. Ato janë pjesë e koleksioneve
të Moma-s në New York, Georges Pompidou Paris, Mart Trento e Rovereto.
Projekti u mbështet nga Ambasada Italiane në Tiranë, Instituti Italian i Kulturës dhe Bashkia
Shkodër.
Falenderime për Fondazione Maria Lai, Archivio Maria Lai, Fondazione Filiberto e Bianca
Menna, Antonello Tolve Edizioni.