Ekspozita e fotografëve Letizia Battaglia e Roberto Timperi me një mjeshtëri të veçantë, guxim
e poezi, na vë përballë me imazhin e shoqërisë ku jetojmë.
Letizia Battaglia (1935-2022) ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të fotografisë
bashkëkohore. Me shkrepjet e saja ka treguar nga brenda Palermon në të gjitha sfumaturat dhe
shtresëzimet e tij. Ka fotografuar gjithçka që i binte në sy duke e pasur gjithmonë qytetin si
hapësirën e saj të preferuar në vëzhgimin e realitetit.
Roberto Timperi punon midis Romës dhe Palermos. Në fokus ka realitetin që e rrethon të cilin
kërkon ta fiksojë në shkrepjet e tij për të na njohur me një botë të ngjizur nga marrëdhënie dhe
tërheqje, nga trupa që nuk duan të ndjekin patjetër modelet e imponuara të bukurisë.
Ekspozita ndërton një dialog midis dy botëve e dy këndvështrimeve që na ftojnë të bëhemi
pjesë e një përvoje që përmes imazhesh, na depërton për të na prekur në intimitetin tonë më të
thellë.
Projekti është mbështetur nga Ambasada Italiane në Tiranë.
TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA © COPYRIGHT 2024
Jetë në zgrip