Main navigation

EX GRATIA

Me 14 prill 2018, me rastin e edicionit të 23-të të MiArt – Panairi ndërkombëtar i artit modern dhe bashkëkohor të Milanos, u inaugurua eventi i pestë i projektit IN PRATICA. EX GRATIA është një ekspozitë kolektive e dhjetë artistëve të rinj shqiptarë e organizuar falë bashkëpunimit të Giuseppe Iannaccone me Art House School. Veprat e artistëve shqiptarë u ekspozuan krah veprave të artistëve të njohur që janë pjesë e koleksionit të Giuseppe Iannaccone, duke synuar një dialog me to. Ky projekt u shoqërua me një botim në anglisht, italisht e shqip nën kujdesin e Mousse Publishing. Pjesëmarrës në ekspozitë ishin artistët Bora Baboçi, Fatlum Doçi, Alket Frashëri, Silva Agostini, Jetmir Idrizi, Lek M. Gjeloshi, Iva Lulashi, Remijon Pronja, Alketa Ramaj e Stefano Romano. Ekspozita u kurua nga Rischa Paterlini dhe Adrian Paci.