TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA © COPYRIGHT 2024
Ekrani i Artit 2024
Nga data 5 deri më 9 qershor, Shkodra mirëpriti vepra të videoartit, filmit të shkurtër e të gjatë, dokumentar e filma, punime nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë që u shfaqën në Kinema Republika, Art House, Galerinë e Arteve, Vendin e Dëshmise e Kujtesës, Qendrën Rinore Arka, Auditorin Françeskan, Galerinë Oda dhe në Kalanë e Rozafës. Nën titullin Solitude and Multitude filmat eksploruan këto skaje të pandashme të ekzistencës njerëzore ku vetmia dhe shumësia, individi dhe komuniteti, thjeshtësia dhe kompleksiteti, intimiteti privat dhe dimensioni publik përvijohen mes nuancash, kalimesh e sfumaturash të panumërta.