Edicioni i dytë i “Ekrani i Artit” erdhi si një bashkëpunim i Art House me festivalin ndërkombëtar të filmit “Lo schermo dell’arte” në Firenze. Lo schermo dell’arte është një festival ndërkombëtar i filmit i cili organizohet që nga 2007 në qytetin e Firences në bashkëpunim me institucione kulturore, qendra për artin, akademi e universitete italiane e ndërkombëtare. I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet mes artit bashkëkohor dhe kinemasë, në të prezantohen çdo vit filma, dokumentarë mbi artin bashkëkohor të shoqëruar me instalacione video, takime me artistë e kuratorë, rezidenca për artistë ndërkombëtare, produksione dhe shpërndarje të filmave. Këtë vit, programi i përzgjedhur solli filma, dokumentarë e video që janë shfaqur vitin e fundit në festivalin e filmit, i cili shënoi edhe dhjetë vjetorin e themelit të tij. Të ftuar të veçantë të “Ekrani i Artit” ishin Silvia Lucchesi, drejtoreshë e “Lo schermo dell’arte” dhe Leonardo Bigazzi, kurator i VISIO European Programme on Artists’ Moving Images, Rä di Martino, regjizore e “Controfigura”, njërit prej filmave që do shfaqen, Driant Zeneli, artist pjesëmarrës në programin VISIO 2017 me videon “It would not be possible to leave planet Earth unless gravity existed”, muzikantët Admir Shkurtaj dhe Giorgio Distante. Ditët e Ekranit të Artit, krahas projeksioneve, u shoqëruan edhe nga momente muzikore, biseda e prezantimin e librit “Dhoma e Dritshme” të Roland Barthes, përkthyer në shqip nga Zef Paci.
Filmat e përzgjedhur
“Equivalent Units”- Danilo Correale, Itali/SHBA, 2017, 19′
“Koudelka: Shooting Holy Land”- Gilad Baram, Izrael, 2015, 72’
“Deep Sleep”-Basma Alsharif, Greqi/Maltë/Palestinë, 2014, 12’45”
“Thomas Hirschhorn – Gramsci Monument”,Angelo Alfredo Lüdin, Zvicër, 2015,94’
“In Art We Trust”- Benoît Rossel, Francë, 2017, 85’
“It would be impossible to leave the earth unless gravity existed”- Driant Zeneli, Shqipëri, 2017, 13′ 41”
“Controfigura”- Rä di Martino, Itali/Zvicër/Francë/
“Séance”-Yuri Ancarani, Itali, 2014, 30’