Main navigation

ART HOUSE SCHOOL 2018

“Who cares about art?” ishte titulli i edicionit të 2-të të Art House School. E konceptuar si pyetje e jo thjeshtë si deklamim, ajo fokusohet në marrëdhënien mes kodeve artistike ekzistuese dhe nevojës per t‘i riformuluar ato vazhdimisht nën shtysën e stimujve dhe ekzigjencave sa intime aq edhe sociale, me të cilat përballet artisti. Njëkohësisht, në diskutimin mbi rolet e mirëpërcaktuara të sistemit të artit, duke reflektuar rreth hegjemonise së rolit të kuratorit apo të kritikut të artit në komunikimin e veprës. Artistët pjesëmarrës të këtij edicion ishin Lori Lako, Haveit, Edson Luli, Doruntina Kastrati, Ergys Vela, Marina Sula dhe Pleurad Xhafa. Të ftuar në dialog me pjesëmarrësit ishin kuratorët Johan Pousette, Helene Larsson Pousette, Rein Wolfs dhe Martin Engler.