(English)
Yael Bartana (1970, Izrael) është një artiste që eksploron simbolikën e identitetit dhe politikën e kujtesës përmes mediumeve të fotografisë, filmit dhe instalacionit. Ajo merr si pikënisje ndërgjegjen kombëtare ashtu si propagandohet nga vendi i saj i origjinës dhe shqyrton kuptimin e fjalëve “atdhe”, “kthim” dhe “përkatësi” nëpërmjet ceremonive, ritualeve publike dhe devijimeve sociale që kanë për qëllim identitetin kolektiv të Izraelit. Vitet e fundit, Bartana ka eksperimentuar me kinematografinë, duke prezantuar projekte si Inferno (2013) mbi temën e shkatërrimit të Tempullit të Tretë, True Finn (2014) dhe Pardes (2015). Yael Bartana ka përfaqësuar Poloninë në edicionin e 54-t të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia me trilogjinë And Europe Will Be Stunned (2006-2011). Ajo ka marrë pjesë në ekspozita të shumta vetjake dhe kolektive: “Trembling Times”, Musée cantonal des Beaux-Arts (Lozanë, Zvicër, 2017); “Theatre Dreams of a beautiful afternoon – Part 2”, Fondacioni Manifesta (Amsterdam, Holandë, 2016); “Inferno”, Stedelijk Museum (Amsterdam, Holandë, 2015); “Conditions of Political Choreography”, Neuer Berliner Kunstverein (Berlin, 2017); “Embracing the Contemporary: The Keith L. and Kathy Sachs Collection”, Philadelphia Museum of Art (Filadelfia, SHBA, 2016); Edicioni i 31-të i Bienales së artit në Sao Paolo (Brazil, 2014) etj.