(English)
Silvia Bignami është diplomuar në Letërsi Moderne në vitin 1992 pranë Universitetit të Milanos. Nga viti 2004 punon si studiuese në Departamentin e Historisë së Artit pranë Universitetit të Milanos dhe që nga viti 2003, është titullare e Kursit të Historisë së Artit bashkëkohor pranë të njëjtit Universitet.Nga viti 2003, që përkon me themelimin e Komitetit Shkencor të revistës “L’uomo nero: Materiali per una storia delle arti della modernità”, është pjesëtare e këtij komiteti. Po kështu që nga viti 2014 është përgjegjëse e seksionit didaktik të Fondacionit Pasquinelli në Milano.
Giorgio Zanchetti ka lindur në Siena në vitin 1966. Jeton e punon në Milano. Është profesor i Historisë së Artit bashkëkohor dhe zëvendës drejtor i Departamentit të Pasurive Kulturore në Universitetin e Milanos. Studimet e tija ia ka dedikuar skulpturës italiane midis neoklasicizmit, purizmit dhe realizmit si dhe eksperiencave ku ndërthuren shprehitë e ndryshme artistike të Nëntëqindës.