Roland Sejko (1968, Shqipëri) u diplomua në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës para se të emigronte në vitin 1991 në Itali, ku punon në Istituto Luce. Si gazetar dhe reporter në fushën e kulturës, në vitin 1999 themeloi dhe u bë drejtues i gazetës së përdyjavshme “Bota Shqiptare” që i drejtohet komunitetit shqiptar në Itali. Në vitin 2001 debutoi si regjizor me filmin dokumentar “Albania, il paese di fronte”, bazuar mbi materialet propagandistike të Istituto Luce dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF). Në 2012 drejtoi filmin “Anija- La nave”, një dokumentar mbi eksodin e shqiptarëve në Itali në vitet ’90. I prezantuar në Torino Film Festival, filmi u nominua nga juria për çmimin Nastro d’Argento. Në qershor 2013, filmi u vlerësua me Davide di Donatello, titulli më prestigjoz që jepet çdo vit nga Akademia Italiane e Filmit, si filmi më i mirë me metrazh të gjatë. Në vitin 2015 ishte regjizor i filmit dokumentar “Pritja” mbi vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri në vitin 2014.
PRITJA
TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA © COPYRIGHT 2024
ROLAND SEJKO