Rein Wolfs (Hoorn, Hollandë, 1960) është drejtor i Bundeskunsthalle në Bonn që nga viti 2013. Më përpara ka qenë drejtor i Kunsthalle Fridericianum në Kasel (2008-2012), drejtor i ekspozitave në muzeun Boijmans Van Beuningen në Roterdam (2001-2007) si dhe drejtor e themelues i Migros Museum für Gegenwartskunst në Zyrih (1996-2001). Në 2003 ka kuruar pavijonin hollandez të Bienales së Venecias. Rein Wolfs ka qenë përgjegjës i shumë ekspozitave në Bundeskunsthalle duke përfshirë këtu edhe punët e Kasimir Malevich, Hanne Darboven and Katharina Sieverding, John Bock and Gregor Schneider, një ekspozitë retrospektivë të stilistit Karl Lagerfeld si dhe ekspozitën e parë të Pina Bausch dhe Tanztheater. Wolfs është gjithashtu përgjegjës për një program arti bashkëkohor që përfshin ekspozita të Petrit Halilajt, Alexandra Domanović, Vajiko Chachkiani e të tjerë.
Ky aktivitet u mbështet nga Goethe-Zentrum Tirana.
Performing the institution
TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA © COPYRIGHT 2024
REIN WOLFS