Main navigation

MARTIN ENGLER

Martin Engler është historian arti dhe përgjegjës i departamentit të artit bashkëkohor në Städel Museum Frankfurt, që nga viti 2008. Ai ka qenë kurator i Kunstverein Hannover në periudhën 2002-2008. Që nga 1998, është lektor i artit bashkëkohor dhe teorisë së artit në shumë akademi dhe universitete në Gjermani, Zvicër dhe Francë. Ndër ekspozitat e kuruara në Städel Museum përmendim Photographs Become Pictures. The Becher Class (2017), The 80s. Figurative Painting in West Germany (2015), John Baldessari. The Städel Paintings (2015), Piero Manzoni, When Bodies Became Art (2013), Painting in Photography. Strategies of Appropriation (2012).
In Kunstverein Hannover (2002–2008) ka organizuar një seri ekspozitash personale të artistëve Leigh Bowery, Adrian Paci, John Armleder, Corinne Wasmuht, Leni Hoffmann, Ingrid Calame, Mathildeter Heijne, Jörg Wagner, Oliver Boberg.
Është anëtar i Bordit të Këshilltarëve për Fondacionin e Artit Italian (VAF), anëtar i AICA, International Association of Art Critics dhe IKT, International Association of Curators of Contemporary Art.
Ky aktivitet u mbështet nga Goethe-Zentrum Tirana.