Katharina Schendl jeton dhe punon në Vjenë dhe Prishtinë. Ajo ka studjuar arkitekturë në Vjenë, Los Angelos, Barcelona dhe Zvicër. Ka punuar me shumë arkitektë si Vincent Guallart, Sadar Vuga si dhe ka bashkëpunuar me artistë në projekte dhe ekspozita ndërkombëtare. Gjatë pesë viteve të fundit ka marrë shumë eksperiencë në punët me institucione të ndryshme si dhe ka menaxhuar programin e ekspozitave për Gender Check dhe Claus Oldenburg. Në të njëjtën kohë, ajo ka filluar projektin e saj të pavarur Balkongalerie, një hapësirë semipublike në Ljubjanë që ka në fokus artistët e rinj që nga viti 2005. Nga aty, ajo ka qenë pjesë e bashkëpunimeve të ndryshme eksperimentale si në rastin e MAKE.A.MATCH. Në vitin 2014 ka themeluar platformën web Footnotes on Art dhe LambdaLambdaLambda së bashku me Isabella Ritter në Prishtinë. Në Bienalen e 56-të të Venecias ka qenë bashkëkuratore e Pavijonit të Kosovës që përfaqësohej nga artistja Flaka Haliti. Schendl shkruan për Harper’s Baazar Latin American Art, Solar dhe KubaParis.