Joa Ljungberg (1976, Suedi) është kuratore pranë Moderna Museet në Malmö- Suedi që nga maji 2009. Ajo ka qenë kuratore për Agjensinë e Artit Publik në Suedi. Që nga viti 2014 është kuratore e ekspozitës në grup THE NEW HUMAN. Ljungberg ka studjuar histori arti në Universitetin e Upsalës dhe Universitetin Warwick. Në vijim, ka përfunduar studimet master (MA) në Kurim Kreativ pranë Universitetit Goldsmiths në Londër. Të tjera ekspozita të kuruara nga Ljungberg janë Arcadian Bliss to Painted Exorcism me Pablo Picasso (2014), Rip Image me Tala Madani (2012), Plegaria Muda me Doris Salcedo (2011), The Girl, The Monster and the Goddess me Niki de Saint Phalle (2011), And Europe will Be Stunned me Yael Bartana (2010). Ajo ka qenë kuratore e shumë projekteve artistike publike si në rastin e Fruit and Energy Farms in a Public Square me Marjetica Potrc dhe Stealth (2010); Traveling North me Franz Ackermann (2006) dhe For Karlstad me Jenny Holzer (2005). Së bashku me Edi Mukën, në 2008 ka kuruar edicionin IV të Bienales së Artit Bashkëkohor në Göteborg, të titulluar “Rethinking Dissent” ndërsa në 2008 drejtoi Bienalen e Artit Bashkëkohor në Tiranë.
The new human
TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA © COPYRIGHT 2024
JOA LJUNGBERG