François Cheval (1954) ka studiuar histori dhe etnologji. Ka qenë kurator në muze që viti 1982, duke filluar në Jura dhe la Réunion. Nga 1996-2016, ka qenë drejtor i Muzeut Nicéphore Niépce, në Chalon-sur-Saône. Gjatë këtij roli, ka ndërtuar një program i cili kërkonte të zhvishte imazhin fotografik nga çdo lloj konotacioni për të ruajtur origjininalitetin e tij dhe duke e komunikuar atë përmes një diskursi dhe muzeografie të re. Ka organizuar një sërë ekspozitash retrospektive, por duke krijuar në të njëjtën kohë, hapësira për fotografinë të rinj dhe kërkimet e tyre. Përtej punës në muze, ka qenë kurator i disa ekspozitave nga ku mund të përmendim MuCEM për Marseille-Provence 2013, Pavijonin Popullor të Montpellier, PhotoEspaña, Kyotographie dhe Les Rencontres d’Arles. Ka qenë drejtor artistik i disa çmimeve dhe rezidencave. François Cheval është bashkë-themelues dhe bashkë-drejtues i Muzeut të ri të Fotografisë të Lianzhou-së, i pari muze fotografie në Kinë. Në vitin 2016, së bashku me Audrey Hoareau, ka themeluar « The Red Eye », një strukturë e pavarur për projekte fotografike e cila do të marrë drejtimin artistik të festivalit « Circulation(s) ».
TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA © COPYRIGHT 2024
FRANÇOIS CHEVAL