Main navigation

ANGELIKA STEPKEN

Angelika Stepken është drejtoreshë e Villa Romana në Firence. Nga 1998-2006 ka qenë drejtuese e Badischer Kunstverein në Karlsruhe. Si kuratore, ka organizuar një sërë ekspozitash ndërkombëtare që nga fundi i viteve 1980 ndërsa së fundmi ka kuruar “Future Perfect” për IFA (Institute for Foreign Relations), ekspozitë shëtitëse që nga viti 2013. Ka shkruar shumë artikuj, tekste për artin dhe katalogë dhe ka qenë redaktore e edicionit të 2012-ës për BDI Jahresring, të titulluar “On One Side of the Same Water”, “Artistic practices between Tirana and Tanger”. Është redaktore e monografisë “Ketty La Rocca – You. Works & Writings 1964-1976”, e publikuar në vitin 2018.