(English)
Adam Budak është që prej vitit 2014, kryekuratori i Galerisë Kombëtare në Pragë. Ka qenë gjthashtu kurator i artit bashkëkohor në Hirshhorn Museum and Sculpture Garden në Uashington DC, në Kunsthaus të Universalmuseum Joanneum, Grac, Austri dhe Galerinë e Artit Bashkëkohor Bunkier Sztuki, Krakov, Poloni. Budak ka kuruar ekspozita të shumta, duke përfshirë Manifesta 7 (Trentino Alto Adige), Bienalen e Venecias (Pavionin polak në Bienalën e Arkitekturës dhe Pavijonin e Estonisë në Bienalen e Artit), dy botime të Bienales së Pragës, Bienalen e Gherdëinës dhe Trienala Ladina. Ka punuar me shumë artistë të njohur, duke përfshirë Louise Bourgeois, John Baldessari, Sharon Lockhart, Monika Sosnowska, Ai Weiwei dhe Brian Eno. Adam Budak ka kontribuar në shumë botime dhe ka redaktuar dy vëllime të “What is Architecture?”.