Main navigation

MARTA GILI

Marta Gili (1957, Spanjë) është diplomuar në Filozofi dhe Shkenca Edukimi në Universitetin e Barcelonës. Nga 1983 deri në 1988 ka qenë pjesë e komitetit organizativ të festivalit fotografik Primavera Fotogràfica në Barcelonë.

Prej vitit 1991 deri në 2006 ka drejtuar departamentin e Fotografisë dhe Arteve Vizive në Fondacionin La Caixa. Që nga tetori 2006 është drejtoreshë e Jeu de Paume në Paris.

Në vitet 2002 dhe 2003 ka patur drejtimin artistik të festivalit “Printemps de Septembre“ në Toulouse. Ajo ka qenë anëtare e komitetit të koleksionimit në Fondin Kombëtar të Artit Bashkëkohor të Ministrisë të Kulturës e Komunikimit në Francë nga viti 1994 deri në 1997.

Ajo shkruan rregullisht për disa gazeta e revista si El Pais, El Mundo, Tema Celeste, Beaux Arts Magazine, EXIT magazie etj.

Tekstet e saj janë publikuar në monografi të ndryshme të artistëve dhe libra teorikë të publikuar nga Phaidon, Steidl, Gustavo Gili, Fundació ‘La Caixa’.